Joshua rikthehet në ring më 1 qershor kundër boksierit amerikan
Boksieri britanik, Anthony Joshua ka konfirmuar se do të debutojë në Amerikë kundër Jarrell Millerit dhe premton të bëjë performancë eksplozive në Madison Square Garden më 1 qershor, raporton ‘Sky Sports’.
Meçin e fundit Joshua e zhvilloi ndaj Alexander Povetkinit në shtator në Wembley për të mbrojtur titullin e botës dhe të mbajë rekordin me 22 fitore, 21 prej tyre me nokaut.
Kurse më 1 qershor ndaj amerikanit Miller do të mbrojë titujt WBA, IBF, dhe WBO.
“Më 1 qershor, po shkoj në ‘The Big Apple’ dhe planifikoj të përqafoj kulturën dhe të largohem me apetite të shtuara. Do të luftoj kundër Jarrell Millerit në Madison Square Gardenin legjendar”, është shprehur Joshua.
Miller ka mposhtur ish-sfiduesit për titull të botës Gerald Uashington, Mariusz Wach, Johann Duhaupas dhe Tomasz Adamek në rrugën e tij drejt 23 fitoreve, ndërsa synon ta prishë paraqitjen e parë të Joshuas në Amerikë.