Joshua: Synoj t’ia rrëmbej Furyt titullin e WBC-së

09 nëntor 2020 | 17:00

Boksieri britanik Anthony Joshua, kampion bote në peshën e rëndë (kategoritë IBF, WBA e WBO), ka deklaruar se prej kohësh mendon edhe për titullin e vetëm që i mungon, ai i kategorisë WBC. Ky titull mbahet nga patrioti i tij Tyson Fury.

Dy boksierët britanikë synojnë të zhvillojnë dy duele vitin e ardhshëm. “Të mbaj të gjithë titujt e peshës së rëndë ka qenë gjithnjë dëshira ime më e madhe. Unë do ta marr edhe titullin WBC. Dëshiroj të dueloj me më të fortët, sfidat e rëndësishme”, ka thënë Joshua.

“Ka vetëm një mënyrë për t’u bërë më i mirë, të duelosh me më të mirët. Të dueloj për titullin e kategorisë WBC do të jetë nder për mua. Është një titull prestigjioz dhe synoj t’ia rrëmbej Furyt atë titull me duart e mia”, ka shtuar ai. Joshua do të duelojë fillimisht më 12 dhjetor ndaj bullgarit Kubrat Pulev. “Kur të vijë dita dhe momenti i duhur do të përballem me Furyn”, ka deklaruar Joshua.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komitet Teknik i Ekspertëve në Shqipëri ka dalë me një…