Joshua: Unë nuk jam boksier për 12 raunde

21 gusht 2022 | 09:39

Anthony Joshua ka pësuar një tjetër humbje nga Oleksandr Usyk. Ai mbeti pa i siguruar rripat e kategorive WBA, IBF, WBO dhe IBO.

Ka qenë një ndeshje interesante që zgjati 12 raunde, pasi asnjëri nga boksierët nuk u përplasën në tokë.

Në fund të këtij meçi, Joshua ka marrë mikrofonin dhe ka mbajtur një fjalim të gjatë.

Fillimisht britaniku e la ringun në shenjë revole për fitoren e Usyk, pastaj u rikthye dhe foli gjatë, duke shprehur respekt për kundërshtarin ukrainas i cili e ka mposhtur dy herë Joshuan.

“Usyk është një luftëtar i jashtëzakonshëm. Të duartrokasim për të”, tha fillimisht Joshua.

“Të gjithë e dini storien time, se si përfundova në burg, e dola nga burgu dhe u përqendrova në boks. Ky djalosh më mposhti sonte. Ai tregon nivelin e stërvitjeve që është dashur për një meç të tillë. Ju lutem, duartrokitje për kampionin e botës.

Unë nuk jam luftëtar për 12 runde. Unë jam një lloj i ri i boksierëve për peshat e rënda si Mike Tyson apo Sonny Liston”, tha Joshua.

“E kam studiuar situatën në Ukrainë. Është e rëndë çfarë po ndodh. Usyku, me gjithë rrethanat e krijuara, arriti ta mbajë titullin e botës. Kampion i madh. Vetëm dua të them bismilah”, ka përfunduar boksieri britanik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me ngjarjen…