Joshuan mund ta mposhti në raundin e parë
Pas deklaratës së Anthony Joshuas, që ka thënë se e mposht Tyson Furyn brenda raundit të 6-të, ka ardhur reagimi i këtij të fundit. Fury, kampion bote në peshën e rëndë në kategorinë WBC, ka thënë se atij i mjafton një raund për ta mposhtur patriotin e tij.
“Unë mund ta mposht Joshuan që në raundin e parë”, shkruan Fury në rrjetet sociale. Palët kanë kohë që po punojnë mes tyre për të organizuar në vitin 2021 një sfidë në peshën e rëndë mes dy kampionëve të botës (Joshua mban titujt e kategorive IBF, WBA dhe WBO). Fury, i pamposhtur (30 fitore e 1 barazim), pritet ta zhvillojë sfidën e tretë ndaj Deontay Wilder, po këtë vit. Ndërsa Joshua, 23 fitore e 1 humbje në karrierë, pritet të duelojë në fund të këtij viti ndaj bullgarit Kubrat Pulev.