Jota krahason Salahun me Ronaldon

08 nëntor 2021 | 18:06

Sulmuesi i Liverpoolit, Diogo Jota ka thënë se Mohamed Salah është duke e arritur nivelin e superyllit të Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, pas një fillimi të shkëlqyer të sezonit 2021/22.

Salah i ka shënuar 15 gola në 14 paraqitje për Liverpoolin këtë sezon dhe për më tepër është edhe asistuesi më i mirë në ekip me gjashtë sosh.

“Ai po shënon gola për argëtim. Gola madhështorë, gola individualë dhe kjo po na ndihmon neve sepse e kemi dikë në fushë i cili mund ta vendosë ndeshjen. Ndërsa kundërshtarët e dinë se duhet të jenë të kujdesshëm dhe ne mund t’i shfrytëzojmë hapësirat që ata i lënë për shkak se brengosen për të. Ajo ndjesia e parë kur luajta me Ronaldon në ekipin kombëtar dhe mendoj se mund ta fus atë (Salahun) në të njëjtin standard me të, megjithëse Ronaldo e ka bërë këtë për një kohë shumë të gjatë. Ata janë të rrezikshëm dhe mund të shënojnë në çdo kohë. Për mua kjo është e dobishme sepse mund t’i shikoj dhe të mësoj nga ta”, ka thënë Jota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka pritur…