Jovanoviq: Serbia e ka humbur Kosovën (Video)
Cedomir Jovanoviç ka qenë një nga zërat e fuqishëm kundër politikës serbe të viteve ’90 si një nga udhëheqësit e protestave studentore dhe të bllokut demokratik.
Ai konsiderohet si personi që i dorëzoi Gjykatës së Hagës ish-Presidentin Sllobodan Millosheviç. Në një intervistë për “Tv Klan”, ai thotë se Serbia ka kapitulluar në Kosovë, që ka kryer krime atje, por që është e nevojshme të gjendet një zgjidhje. “Ne me politikën tonë ndaj Kosovës, idenë e shtetit serb dhe shtetit ku jetojnë serbët dhe shqiptarët e kemi djegur në mënyrë brutale. Kur kemi vrarë në fillim një mëngjes atë zotëri Kelmendin, vrasja e parë që i kemi nxjerrë fëmijët dhe gruan nga shtëpia. Në Serbi e kemi vrarë atëherë. Natyrisht. Kapitullimi ka qenë njësoj si gjermanët në vitin ‘45 kur fillimisht kapitulluan te amerikanët dhe më pas arriti Zhukovi dhe u tha ejani sërish dhe kapitulluan edhe për rusët”, u shpreh Jovanoviç.