Jovanoviq: Vuçiq ka për obligim të dalë me plan të qartë për Kosovën
Lideri i LDP-së Çedomir Jovanoviq, ka deklaruar se e sheh takimin në shtator të presidentit të Serbisë dhe atij të Kosovës si një mundësi e madhe për të dy shoqëritë.
Sipas tij, ky është një rast madh që të dyja shoqëritë të bëjnë një ndryshim në marrëdhëniet e tyre dhe përfundimisht të konkretizohet politika, e cila Kosovës dhe Serbisë do t’i hapë perspektivat për një jetë normale.
Jovanoviq në një deklaratë me shkrim ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka një detyrim për të dalë me një plan të qartë në shtator, i cili duhet të ketë një gjerësi të mjaftueshme për interesat e serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve që jetojnë në Kosovë.
“Ne nuk kemi të drejtë për të sabotuar marrëveshjen e mundshme për shkak të pozicionimit parazgjedhor. Unë nuk jam i gatshëm të sakrifikojë brezat ardhshme të fëmijëve tanë për të fituar disa përqindje në zgjedhjet e ardhshme, dhe kjo është ajo që LDP dallon nga Unioni për Serbi dhe pjesa tjetër e opozitës,” tha ai.
Ai tha se derisa të ketë përpjeke për të ndalur kohën me idenë e një konflikti të ngrirë, jeta po rrjedh – Mali i Zi ka hyrë në NATO, Maqedonia ka bërë një marrëveshje historike me Greqinë, Kosova hapet në Evropë dhe merr liberalizimin e vizave.
Ndryshe, krerët e Serbisë dhe Kosovës Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi do të takohen në Bruksel më 7 shtator me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, e cila ndërmjetëson në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës mbi normalizimin e marrëdhënieve.