Jovanoviqi: Beogradi e do veriun e Kosovës në këmbim të njohjes
Kryetari i Partisë Demokratike Liberale në Serbi, Çedomir Jovanoviq, ka thënë se Beogradi zyrtar e do veriun e Kosovës në këmbim të njohjes së Kosovës.
“Pranimi i ndërsjellët nuk është real sepse shoqërisë serbe nuk duhet t’i imponohet një gjë e tillë. Ju flisni për pranim të ndërsjellët, por çfarë do Beogradi, ai do diçka por nuk mund ta thotë. Na jepni veriun e Kosovës dhe ne do ta pranojmë pavarësinë tuaj. Por, ky nuk ka qenë koncept zyrtar i politikës së Serbisë”, ka thënë Jovanoviq në tryezën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) me temën “Cila është e ardhmja e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, e cila është mbajtur në Prishtinë.
Më tutje, politikani serb i cili njeh shtetin e Kosovës, ka thënë se në Serbi nuk janë problem takimet me një shtet që e konsiderojnë pjesë të tyre, por sipas tij dialogu i bazuar në persona është kërcënim për Kosovën.
“E përkrah edhe dialogun. Shoh se është ndryshuar retorika. Gjendja në të cilën gjendet shoqëria e cila nuk është e aftë të kuptojë realitetin. Është ndryshuar retorika, nuk është problem për kryetarin të thotë që është takuar me Thaçin, nuk besoj në marrëdhënien e bazuar në persona. Ky është kërcenim për Kosovën”, ka thënë ai.
Në këtë tryezë ka qenë i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ndër të tjera ka thënë se Serbia nuk mund të jetë pjesë e Bashkimit Evropian (BE) pa e njohur Kosovën.
Po ashtu, ai ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk është në dorën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.