Jozef Kuqi përforcon Dukagjinin
25 korrik 2021
| 15:14
Dukagjini nuk ka të ndalur në afatin kalimtar të verës.
Skuadra e Dukagjinit po vazhdon me përforcimin e skuadrës në prag të fillimit të sezonit të ri.
Ekipi nga Klina së fundmi ka shtuar në radhët e veta edhe futbollistin Jozef Kuqi.
Kuqi luan në pozitën e mesfushorit, sezonin e kaluar ishte pjesë e NK Opatija në ligën e dytë të Kroacisë.
21-vjeçari, karrierën e filloi te grup-moshat e Rijekës në Kroaci, pastaj ishte angazhuar edhe te klubet: NK Varazdin, Medjimurje dhe Omladinac.
Lajmin për transferimin e Kuqit e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në llogarinë e tyre në “Facebook”.