Jozefina Topalli, Jakup Krasniqit: Jam rrëqethur duke dëgjuar fjalën tuaj të fuqishme, ndjehem krenare

10 nëntor 2020 | 12:27

Ish-kryeparlamentarja e Shqipërisë, Jozefina Topalli, i ka përcjellë një letër publike ish-kryeparlamentarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili është duke u përballur me akuzat për krime lufte dhe dje është paraqitur për herë të parë para Gjykatës Speciale në Hagë.

Përmes një postimi në llogarinë e vet “Facebook”, Topalli shkruar se është rrëqethur duke dëgjuar fjalën e Krasniqit, duke shtuar se ndjehet krenare.

Postimi i plotë i Topallit:

I dashur kryetar

Zoti Krasniqi!

Unë jam shokuar nga lajmet për akuzat ndaj jush, dhe gjatë gjithë këtyre ditëve kam menduar gjithë kohën për atë që po ndodh me Ju!

Unë kam patur e ruaj një respekt të veçantë për ju e veprimtarinë tuaj.

Sot , më shume se dje, në çdo fjalë, në çdo fjali shoh njeriun e fyer, por dinjitoz dhe të vërtetë!

Provë e pamerituar për ju, familjen tuaj e Kosovën kjo që po ndodh me Ju!

Sakrifica juaj është autoriteti më i lartë moral!

Në çdo situatë, përballë të gjithëve, një njeri i lirë, vetëm për të qenë i tillë, është gati për të paguar çdo çmim.

Ju po paguani përsëri një çmim për lirinë tuaj e të Kosovës!

Unë si shumë të tjerë, jam prekur e rrëqethur duke dëgjuar fjalën tuaj të fuqishme! Por jam ndjerë dhe krenare!

Sot jeni më lart së kurrë! Unë besoj se ju do fitoni edhe këtë betejë të padrejtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-shoqja e ngushtë e Kim Kardashian, Larsa Pippen ka hedhur…