![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/04/811755CE-30E3-4502-8136-63C5ADF400F1.jpeg)
Jozefina Topalli rikthehet në PD
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli do të rikthehet në Partinë Demokratike. Lajmi është bërë i ditur nga ish-kryeministri, Sali Berisha në një intervistë në MCN TV.
Berisha tha se Topalli do të bëhet anëtare e Këshillit Kombëtar të PD në Kuvendin e 30 prillit.
Ylli Rakipi: Marrim Jozefina Topallin. Ajo i ka thënë gjërat doktor edhe para jush, se ju tani po i thoni. Pse nuk është Jozefina në PD? Përse nuk po i riktheni këta që largoi padrejtësisht Lulzim Basha?
Sali Berisha: Ajo do të rikthehet në PD, do të jetë anëtare e Këshillit Kombëtar.
Për hapjen, dy do të jenë drejtimet. Së pari, rikthimi i të gjithë vlerave në PD. Së dyti, afrimi me PD, i dhjetëra, qindra, specialistëve, ekspertëve, intelektualëve, të formuar, në Shqipëri dhe jashtë.
Nëse patë KOP-in në 2005, ju garantoj se ai do të tejkalohet shumë herë. Po punohet intensivisht në këtë drejtim.