Jozi përjashohet nga “BBVA”
05 shkurt 2025
| 12:30
Jozi është përjashtuar nga Big Brother VIP Albania.
Këngëtari u përjashtua nga gara pasi mbrëmë pas “prime-it”, në një debat e sipër me Gjestin, këtë të fundit e quajti “kop*l shkine”.
Një ofendim i tillë ka prekur rëndë Gjestin, i cili ka ruajtur gjakftohtësinë për t’i treguar që kjo nuk është një gjë që i thuhet dikujt nga Kosova.
Vëllai i Madh ka vendosur që Jozi të përjashtohet nga gara duke mos e toleruar aspak një fyerje të nivelit të tillë.
Kjo nuk është hera e parë që Jozi, në kuadër të lojës, ofendoi Gjestin.
View this post on Instagram