“Ju e rrisni çmimin, ne rezistencën”, nis protesta kundër shtrenjtimit të rrymës
29 janar 2022
| 14:23
Ka filluar protesta e organizuar nga Partia Socialdemokrate dhe e mbështetur nga qytetarët e shumtë për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
“Lypëm dritë, gjetëm terr”, “Albin mashtruesi”, “Ndryshimi i madh veç në faturë të rrymës”, “Krejt dhe shtrenjtë”, “Paga mjerane, fatura evropiane” janë disa nga parullat në protestë.
Qytetarët kanë filluar që të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, teksa pritet që t’i drejtohen objektit të Qeverisë së Kosovës.
PSD-ja ka organizuar sot një protestë për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike sipas propozimit të ZRRE-së.