
Ju garantoj se asnjë parti nuk i fiton 51 % të votave
25 dhjetor 2020
| 08:28
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë në emisionin dPT te Fidani në T7, se nuk beson që ndonjë parti në Kosovë e ka të mundur të fitojë 51 % të votave.
Ai thotë se kjo është për shkak të sistemit politik të ndërtuar në Kosovë.
“Ju garantoj se asnjë parti nuk i fiton 51 % në Kosovë”, ka thënë ai.
“Në sistemin tonë që kemi nuk fiton askush 51 %. Ky është sistemi ynë politik. Jemi një parti që synon pushtetin. Normalisht pajtohemi edhe po të mbetemi në opozitë. Kemi qenë shpesh edhe aty, por edhe në pozitë. I dimë rolet dhe futemi në këto zgjedhje të sigurt”, shtoi ai.