Ju prezantojmë me të dashurën 10 vite më të madhe të djalit të çiftit Beckham, Cruz!
Edashura e re e Cruz Beckham është dhjetë vjet më e madhe se ai dhe ka një ngjashmëri të çuditshme me nënën e tij, Victoria. Cruz ka nisur një romancë me këngëtaren dhe kompozitoren braziliane, Jackie Apostel. Djali më i vogël i Beckham, 19-vjeç besohet se ishte në lidhje me Jackie që nga qershori dhe ata u shfaqën shumë të dashuruar në shfaqjen e Victoria’s në ‘Javën e Modës në Paris’.
Jackie dukej mahnitëse me një fustan elegant të bardhë saten. Cruz zgjodhi një kostum blu të hapur dhe një këmishë të bardhë për këtë event. Braziliania është pothuajse një dekadë më e madhe se Cruz, i cili në shkurt mbush 20 vjeç. Cruz ndërkaq po ndërton një karrierë si këngëtar.
Ndërkaq, David Beckham ka kujtuar momentin e veçantë të jetës kur takoi për herë të parë gruan e tij, Victoria. Duke folur për revistën People në eventin Let’s Do Dinner të Stella Artois ish-futbollisti zbuloi se në momentin që hodhi sytë nga stilistja, e dinte se ajo ishte e duhura. Kur Davidi u pyet nëse ishte “dashuri me shikim të parë”, ai u përgjigj: “Absolutisht”.
Epo, sigurisht. Ajo ishte një Spice Girl dhe seksi, e bukur dhe simpatike. Pastaj kuptova se sa grua e fortë është ajo.
Për ata që nuk e dinë, David dhe Victoria shkëmbyen betimet më 4 korrik 1999 dhe çifti ka katër fëmijë së bashku; Brooklyn Beckham, Romeo Beckham, Cruz Beckham dhe Harper Beckham. Kohët e fundit, ylli i futbollit e vlerësoi gruan e tij 50-vjeçare për frymëzimin e saj për të provuar pamje të reja.