Ju prezantojmë pajisjet ideale për aktivitet në natyrë gjatë verës

26 qershor 2023 | 15:15

Ardhja  e verës shoqërohet jo vetëm me rritjen e temperaturave por edhe me rritjen e dëshirës për të qënë pjesë e aktivitete në natyrë. Udhëtimet, shëtitjet buzë detit apo netët e gjata me miqtë, janë në listën e planeve të secilit prej nesh sapo vera fillon. E nëse jeni në kërkim të gjërave të reja dhe ideve për aktivite argëtuese, ne ju listojmë disa prej tyre të cilat me ndihmën e pajisjeve Galaxy Z Fold 4 dhe Galaxy Watch 5 do ua bëjnë verën e paharrueshme.

Çiklizëm dhe hiking

Eksploroni shtigjet e natyrës mes maleve ose parqeve të vendit tonë. Hiking është një mënyrë fantastike për të qëndruar aktiv dhe për të shijuar pamjet mahnitëse.

E nëse nuk e mbani mend herën e fundit që i keni dhënë biçikletës mos u shqetësoni. Askush nuk e harron të pedalojë nëse ka mësuar një herë. Merrni biçikletën tuaj për një xhiro në një rrugë piktoreske ose eksploroni zona të reja. Çiklizmi nuk është vetëm një stërvitje e shkëlqyer, por edhe një mënyrë e shkëlqyer për të zbuluar vende të reja.

Nëse ecja në natyrë ose çiklizmi është një nga aktivitetet tuaja të preferuara me Galaxy Watch5 Pro ju mund të ecni pa pasur nevojë të memorizoni rrugën e kthimit pasi veçoria Track Back ju rikthen në pikën e nisjes. Qëndrimi në rrugën e duhur është i thjeshtë falë navigimit të udhëzuar me zë ose dridhje.

Noti

Me siguri që noti është aktiviteti i preferuar i të gjithëve në stinën e verës. Madje ky aktivitet bëhet edhe më argëtues teksa jeni me pushime dhe e zëvendësoni atë me stërvitjen rutinë të palestrës apo me notin në pishinat dimërore. Për më tepër, orat e serisë Galaxy Watch 5 ju ndihmojnë të monitoroni parametrat shëndetësore që përfshijnë rrahjet e zemrës, nivelin e oksigjenit në gjak, përqindjen e yndyrnave në trup, si dhe të masni lehtësisht rezultatet e aktiviteteve: numëroni hapat, kontrolloni kaloritë, kontrolloni rrahjet e zemrës pas një stërvitje intensive dhe merni rekomandime të personalizuara për konsumin e ujit bazuar në djersën e harxhuar. Kështu nuk do të humbisni asnjë detaj dhe do ruani një rutinë të shëndetshme edhe kur jeni me pushime.

Kamping

Kaloni një ose dy netë në natyrë të hapur. Kampingu ju lejon të shkëputeni nga bota e zhurmshme dhe stresuese e qytetit, të shijoni aktivitetet e thjeshta si numërimi i jeve, pjekja e patateve në zjarr e lojrat midis miqve.

Përpos gamës së gjerë të aktiviteteve në natyrë, vera ofron më shumë mundësi edhe për të qenë krijues dhe për të praktikuar teknika të reja të realizimit të fotove dhe videove. E pse mos ta zhvilloni më shumë pasionin për fotografinë me ndihmën e smartphone-t tuaj?

Me gjeneratën e katërt të pajisjeve të palosshme Samsung ju do të bëni fotot dhe videot më mahnitëse, falë sistemit të përmirësuar kamerave. Galaxy Z Fold4 vjen me një lente të gjerë të përmirësuar 50 MP, lente zmadhimi 30x dhe Super Night Solution për të realizuar foto dhe video të qarta edhe gjatë natës. Fotot gjatë natës do të shndrrijnë gjithashtu falë pikselëve më të mëdhenj dhe sensorit 23% më të ndritshëm. Mund të përdorni hartën e zmadhimit më të madh brenda Capture View për të parë qartë se çfarë po shkrepni në ekranin e madh, ose mund të bëni selfie me rezolucion të lartë me kamerën kryesore duke përdorur Rear Cam Selfie.

Për më shumë informacion rreth pajisjeve të Samsung, vizitoni linkun:  linkun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre zyrtarët policorë të Kosovës, të cilët janë liruar nga…