Juan Mata mund të transferohet te Leedsi
17 korrik 2022
| 13:57
Juan Mata mund të jetë lojtari më i ri i Leeds United.
Mata është një lojtar i lirë, pasi i ka skaduar kontrata me Manchester United.
Spanjolli është duke shqyrtuar destinacionin e tij të radhës.
Sipas “AS”, Mata mund të transferohet te Leedsi.
Ekipi anglez kanë shfaqur interesim serioz për 34-vjeçarin.
Të interesuar për Matan janë edhe disa ekipe nga La Liga.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i tij në lidhje me të ardhmen.