Judah: Me heqjen e tarifës raporti Kosovë – Serbi i barabartë

01 prill 2020 | 10:22

Analisti britanik dhe njohësi i rrjedhave në Ballkan, Tim Judah, ka reaguar pas hyrjes në fuqi të vendimit për heqjen e tarifave mbi mallrat me origjinë serbe dhe boshnjake, si dhe zëvendësimin e tyre me reciprocitet.

“Çfarë nënkupton saktësisht reciprociteti? Duket se nënkupton zëvendësimin e barrierave jotarifore, të cilat i përdor Serbia për t’i ndaluar në mënyrë efektive mallrat e Kosovës. Pra, tarifa hiqet vetëm për t’u zëvendësuar me diçka tjetër që e barazon raportin”, shkruan Judah në “Twitter”.

Mesnatën e së mërkurës ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë në detyrë të Kosovës, për heqjen e tarifës prej 100 për qind në produktet serbe dhe boshnjake dhe zëvendësimi i saj me reciprocitet. Qeveria, si është bërë e ditur, ka vënë masat e reciprocitetit me Serbinë, por jo edhe Bosnjën.

Analisti britanik dhe njohësi i rrjedhave në Ballkan, Tim Judah ka reaguar pas hyrjes në fuqi të vendimit për heqjen e tarifave mbi mallrat me origjinë serbe dhe boshnjake, si dhe zëvendësimin e tyre me reciprocitet.“Çfarë nënkupton saktësisht reciprociteti? Duket se nënkupton zëvendësimin e barrierave jotarifore, të cilat i përdor Serbia për t’i ndaluar në mënyrë efektive mallrat e Kosovës. Pra, tarifa hiqet, vetëm për t’u zëvendësuar me diçka tjetër që e barazon raportin”, shkruan Judah në Twitter, transmeton KOHA.

Mesnatën e së mërkurës ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë në detyrë të Kosovës për heqjen e tarifës prej 100 përqindësh për produktet serbe dhe boshnjake dhe zëvendësimin e saj me reciprocitet. Qeveria, si është bërë e ditur, ka vënë masa të reciprocitetit me Serbinë, por jo edhe me Bosnjën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa masat kontrolluese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë…