Jul Deda: Këta janë pesë finalistët e Big Brother VIP

30 mars 2025 | 23:59

Aktori dhe një nga ish-banorët më të spikatur të Big Brother VIP Albania 3, Jul Deda, ka dhënë emrat e 5 finalistëve të këtij edicioni.

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ai analizoi lojën e banorëve dhe dinamikat që janë krijuar në shtëpi, duke bërë edhe një listë të atyre që, sipas tij, do të shkojnë në finale.

Pa asnjë mëdyshje, Deda u shpreh se pesë banorët që shikon si finalistë të këtij sezoni janë: Rozana, Laerti, Gjesti, Gerta dhe Danja (ose Loredana), duke lënë jashtë Eglin, Jozin, Aldon dhe Kellyn.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, e ka konfirmuar…