Julen Lopetegui e nis me fitore aventurën në Real Madrid
Julen Lopetegui e ka nisur me këmbë të mbarë punën e tij në stolin e Real Madridit, që mbrëmë e mposhti lehtësisht Getafen në “Santiago Bernabeu”.
Real Madridi e ka mundur 2-0 Getafen në ndeshjen e tyre hapëse të edicionit të ri 2018/19 të La Ligës.
Madrilenëve mund t’iu ketë munguar Cristiano Ronaldo, që i është bashkua Juventusit këtë verë, për të tërhequr më shumë tifozë, por jo edhe në fushën e lojës, pasi fitorja kundër Getafes është arritur pa shumë mund.
Për herë të parë që prej vitit 2009, Reali Madridi ka pasur praninë më të ulët të tifozëve në një ndeshje të kampionatit në shtëpi, vetëm 48.446.
Megjithatë, kjo nuk paraqiti problem për Dani Carvajalin, i cili pas 20 minutave lojë, ka kaluar vendasit në epërsi.
Më pak se dhjetë minuta brenda pjesës së dytë, Gareth Bale ka shënuar për ta dyfishuar epërsinë e skuadrës së tij.
Lopetegui, që e ka zëvendësuar Zinedine Zidanin në stol, e ka nisur kështu me këmbë të mbarë etapën e re në karrierën e tij, duke i arkëtuar pikët e plota.