Julia Fox: Lidhja ime me Kanye West ndikoi për keq në karrierën time

11 nëntor 2022 | 15:00

Edhe pse emri i Julia Fox bëri bujë gjatë lidhjes së saj me Kanye West, aktorja zbuloi se romanca e tyre e shkurtër ndikoi për keq në karrierën e saj. Duke folur në podcastin e Emily Ratajkowski, aktorja tha se pas lidhjes së saj me reperin, ofertat për punë ranë ndjeshëm.

“Pas lidhjes sonë, vura re një ndryshim në mënyrën se si trajtohesha në fushën e aktrimit. Dhe nuk e kam fjalën në një mënyrë të mirë. Nuk marr aq shumë sugjerime sa dikur, çuditërisht. Ka shumë pasoja, pasi fitova kaq shumë publicitet” , tha ajo. Ish-çifti ishin bashkë për vetëm dy muaj.

Në një intervistë të mëparshme për New York Times, aktorja zbuloi detaje rreth lidhjes së tyre të shkurtër dhe shpjegoi se si ndikoi te ajo fizikisht dhe psikologjikisht. “Bëra çmos që kjo marrëdhënie të funksiononte. Si mund ta përshtas një personalitet kaq të madh në jetën time tashmë të plotë?”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori i njohur hollivudian, Sylvester Stallone mori pjesë pak ditë…