Julia Roberts blen shtëpi 8.3 milionë dollarëshe

02 mars 2020 | 12:32

Aktorja Julia Roberts ka blerë një shtëpi 8.3 milionë dollarë në San Francisco. Shtëpia mahnitëse është në lagjen ekskluzive të Presidio Heights.

Roberts e bleu shtëpinë më 12 dhjetor të 2019-s. Shtëpia e re e fitueses së Oscarit ka një dhomë me më shumë se 1 000 shishe të verës.

Njëra nga dhomat e gjumit ka një pamje spektakolare të urës Golden Gate. Shtëpia u projektua nga arkitekti Sylvain Schnaittacher dhe është ndërtuar afërsisht rreth viteve 1907-1908.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maroon 5 thotë se vështirësitë teknike janë për t’u fajësuar…