Juncker: Mosmarrëveshja kufitare Kroaci-Slloveni ndikon në BE

09 janar 2018 | 15:08

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka deklaruar sot se mosmarrëveshja kufitare midis Kroacisë dhe Sllovenisë nuk është vetëm një çështje dypalëshe, por kjo ndikon në të gjithë BE-në.

Sipas tij, kjo është një çështje më e rëndësishme sesa mendojnë shumica në Slloveni dhe Kroaci.
Ai ka thënë se KE-ja “nuk dëshiron incidente” midis dy vendeve dhe vuri në dukje se oferta e ndërmjetësimit “nuk është pranuar mirë”.

Gjykata e Arbitrazhit për mosmarrëveshjen kufitare kroate dhe sllovene ka dhënë një vendim në fund të qershorit tw viti tw kaluar dhe Kroacia është veçanërisht e shqetësuar për përcaktimin në det.

Gjykata vendosi që tri të katërtat e Gjirit të Piranës, i përkasin Sllovenisë, dhe se Sllovenia nëpërmjet ujërave territoriale kroate fiton qasje në det të hapur përmes një korridori prej dy milje e gjysmë nautike. Gjykata vendosi gjithashtu se kufiri në Istria ndjek lumin Dragon dhe përfundon në mes të kanalit të Sv. Odorika, që do të thotë se Shkodelin, Buzhini dhe Mlini-Shkrile mbesin në Kroaci.

Në Kroaci po ashtu mbetet edhe Sveti Gera, ku ndodhet objekti kontestues ushtarak i ish-Armatës Popullore të Jugosllavisë, e cila u largua në vitin 1991, dhe pastaj u mor nga ushtria sllovene.
Kroacia, ndryshe nga Sllovenia, nuk e pranon vendimin për shkak se me vendim të Kuvendit është tërhequr nga arbitrazhi në vitin 2015, pasi u zbulua se përfaqësuesi slloven në Gjykatën e Arbitrazhit Jernej Sekolec dhe ministria sllovene e Punëve të Jashtme, Simona Drenik, ranë dakord për paraqitjen e argumenteve sllovene dhe lobimin me gjyqtarët tjerë të arbitrazhit.

Kroacia beson se procesi i arbitrazhit është kompromentuar në mënyrë të pakthyeshme dhe kërkon zgjidhjen dypalëshe të mosmarrëveshjes, ndërsa Sllovenia i kërkon Kroacisë të respektojë vendimin e gjykatës së arbitrazhit./lexo.al

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria amerikane në Evropë ka bërë me dije se një…