Juncker: Nevojë për një patriotizëm të ndershëm
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në një intervistë për gazetën hungareze “HVG”, ka thënë se ka mundësi që dimensionet e grupimeve politike në Parlamentin e ardhshëm Evropian të ndryshojnë dhe kjo do të ketë një reflektim mbi përbërjen e institucioneve. “Entuziastët e nacionalizmit të çmendur do të duhet të paguajnë një çmim mbi pasojat që do të vijnë nga nacionalizmat”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, nuk mund të ndërtohet një BE kundër vullnetit të kombeve, por mund të ndërtohen vlera kundër nacionalizmit. “Unë i respektoj kombet, nuk mund të ndërtojmë një BE kundër vullnetit të kombeve, por mund të ndërtojmë vlera kundër nacionalizmit, pasi keni nevojë për patriotizëm të shëndetshëm dhe ne e kemi atë”, ka vlerësuar Juncker.