Juncker sërish në qendër të vëmendje, për pak i vë flakën Zonjës së Parë të Ruandës(video)
12 prill 2019
| 14:34
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, është bërë sërish viral në rrjetet sociale në lidhje me një incident të shkaktuar prej tij.
Juncker pothuajse i vuri flakën Zonjën e Parë të Ruandës gjatë një ceremonie të ndezjes së flakës, siç tregojnë edhe pamjet e mëposhtme.
Jeannette Kagame, 56 vjeç, qëndronte në krah të burrit të saj, në momentin kur ndodhi incidenti.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të truprojave që ishin aty pranë nuk pati të lënduar.
Ngjarja ndodhi gjatë përkujtimeve të Gjenocidit të Kigalit, për të përkujtuar 25 vjetorin e gjenocidit që la 800.000 njerëz të vdekur./javanews.al/