Junckeri: Britania do të pendohet për Brexitin
13 mars 2018
| 13:46
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të pendohet për largimin nga Bashkimi Evropian.
Duke iu adresuar Parlamentit Evropian në Strasburg, Juncker ka theksuar e negociatat për Brexitin tashmë janë bërë urgjente.
Ai ka thënë se nuk dëshiron që qytetarët e BE-së “të bien viktimë e Brexitit”, duke shtuar se është e rëndësishme që të sigurohen të drejtat e tyre.
“Unë do të doja më shumë që Britania të mos kishte vendosur për t’u larguar nga BE-ja, por secili që e lë BE-në duhet të dijë se çfarë do të thotë kjo. Nëse vendosni të ikni, t’i lini prapa rregullat dhe marrëveshjet e përbashkëta, atëherë duhet të pranoni se gjërat nuk mund të mbeten ashtu siç janë”, është shprehur Juncker.