Junckeri: Demarkacioni, hap i pashmangshëm drejt liberalizmit të vizave
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se është esenciale që Kuvendi i Kosovës ta ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi.
Ai në një konferencë të përbashkët për medie me presidentin Hashim Thaçi, ka thënë se nuk e kënaq ideja që kosovarët të janë të vetmit në rajon që nuk mund të udhëtojnë lirshëm.
“Është esenciale që Kuvendi juaj të votojë se shpejti demarkacionin me Malin e Zi. Është një hap ky i pashmangshëm i rëndësishëm drejt liberalizmit të vizave ku bashkëqytetarët tuaj do të jenë përfituesit e parë”, ka thënë Junckeri.
Në këtë kontekst, ai i ka dërguar porosi Listës Serbe për votimin e demarkacionit. Junckeri ka thënë se nga kjo demarkacioni përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, duke përshirë edhe ata serbë.