Junckeri, Metës: Pres që Shqipëria të jetë stabilizuese në rajon
26 shkurt 2018
| 13:26
Reformat në Shqipëri duhet të vazhdojnë me vendosmëri dhe me përgjegjshmëri të përbashkët të të gjithë institucioneve.
Kështu është shprehur presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker në takimin me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.
Gjatë këtij takimi, Juncker i ka thënë Metës se pret që vendi të jetë një stabilizues në rajon, shkruan “Top Channel”.
“Hapa të rëndësishëm janë bërë nga Shqipëria, por reformat duhet të vazhdojnë me vendosmëri. Progresi drejt BE-së mbetet në bazë të meritës, reformave të shpejta që mund të arrihen. Përgjegjësi e përbashkët e të gjitha institucioneve. Pres që vendi juaj të jetë një stabilizues në rajon”, ka thënë Juncker.