Junckeri: Në Shqipëri nuk më kuptuan. Rekomandimet i japim në prill
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se gjatë vizitës në Shqipëri nuk ka premtuar ndonjë datë të mundshme negociatash dhe anëtarësimi të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
“Gjatë të gjitha stacioneve të turit në Ballkan nuk premtova data anëtarësimi dhe nuk do ta bëjë as në ditët e ardhshme”, ka theksuar kreu i Komisionit Evropian për “Deutsche Welle”-n.
“Mua më interesojnë afatet, por jo që prej tyre të harrohet thelbësorja. Këtë e kuptuan në Maqedoni, ndërsa në Shqipëri disi më pak, sepse Shqipëria ende nuk i ka nisur negociatat”, ka deklaruar Juncker, duke shtuar se lidhur me këtë do t’i japin rekomandimet në muajin prill.
Ai ka thënë se Shqipëria duhet të arrijë më shumë përparime, për ta luftuar kriminalitetin e organizuar.