Junckeri shpreson që BE-ja të ndryshojë qëndrim për Shqipërinë
29 tetor 2019
| 20:13
Presidenti i Komisionit Evropian në largim, Jean-Claude Juncker gjatë një takimi me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq sot në Bruksel, ka shprehur zhgënjim të thellë për rezultatin e takimit të Këshillit të BE-së në tetor dhe ka shprehur shpresën e tij që ky pozicion të ndryshohet në të ardhmen.
Në takimin e tetorit, liderët e BE-së nuk miratuan fillimin e negociatave të pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë.
“Juncker shprehu zhgënjim të thellë për rezultatin e takimit të Këshillit të BE në tetor dhe shprehu shpresën e tij që ky pozicion të ndryshohet në të ardhmen”, ka shkruar një zëdhënëse KE-së në “Twitter”.
Ndërsa, Vuçiq falënderoi Junckerin ‘për shumë gjëra që bëri për Serbinë gjatë mandatit të tij’.