Junckeri: T’i sigurohet perspektivë evropiane Ballkanit Perëndimor
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ka thënë se ka rrezik që pa një perspektivë të qartë evropiane, mund të vijë tek ashpërsimi serioz i situatës në Ballkanin Perëndimor.
Për këtë arsye, sipas tij, “është jashtëzakonisht e rëndësishme” që Bashkimi Evropian t’iu sigurojë perspektivë të qartë evropiane vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Me fjalë të tjera, ka rrezik që në këtë rajon shumë të komplikuar të Evropës mund të shohim ngjarje që do t’i kthenin gjërat në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar. Natyrisht se ne nuk duam që kjo të përsëritet”, ka thënë Junckeri në Sofje, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov.
Junckeri mori pjesë në një ceremoni që ka organizuar Bullgaria me rastin e marrjes së presidencës së radhës së BE-së.