Junik, nënshkruhet marrëveshja për sterilizimin dhe vaksinimin e qenve endacak

16 nëntor 2020 | 14:59

Komuna e Junikut ka bërë me dije se është nënshkruar një marrëveshje për fillimin e zbatimit të projektit “Sterilizimi dhe vaksinimi i qenve endacak”.

Sipas marrëveshjes, projekti  do të vazhdojë të zhvillohet me projektin e përbashkët ndërkomunal, ku komuna e Junikut do jetë partner në bashkëpunim me LMT-Junik dhe organizatat për mbrojtjen e kafshëve.

“Projekti do identifikoj mundësitë dhe implementojë aktivitete me synim të realizimit të objektivave të përbashkëta për të arritur qëllimin në minimalizimin dhe zgjedhjen e problematikës dhe shqetësimit nacional për trajtimin e qenve endacak. Komuna e Junikut po vazhdon angazhimin e saj në thellimin e bashkëpunimit të mirë me bashkëpunëtorët dhe donatorët për çka iu është falënderues me qëllim të arritjes së objektivave komunale.  Projekti është mbështetur dhe financuar nga LMT-Junik, gjegjësisht KFOR-i italian”, ka njoftuar Komuna e Junikut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se gjatë ditës…