Juniku bëhet me qendër për pajisje me dokumente dhe regjistrim të veturave
Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka përuruar qendrën për pajisje me dokumente dhe regjistrim të veturave në komunën e Junikut.
Zëvendësministri i MPB-së, Abduselami Shkodra, tha se hapja e kësaj qendre do të ndikojë në ngritjen e efikasitetit dhe cilësinë e ofrimit të shërbimeve për qytetarët e Komunës së Junikut.
Ai u zotua se Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë edhe më tej të përkrahë projekte që ofrojnë kushte më të mira për qytetarët.
Ndërsa kryetari i Junikut, Agron Kuçi theksoi se kjo ka qenë një nder objektivat e komunës që edhe në këtë komunë qytetarët do të kenë mundësi që të aplikojnë dhe të pajisen me dokumente personale dhe për regjistrim të vetura.
Ndryshe, deri më tani qytetarët e kësaj komune shërbimet i kanë kryer në Deçan.