Juniku dhe Drenasi bëjnë homazhe të vendi i rënies së dëshmorit Bashkim Leku
Komuna e Junikut dhe ajo e Drenasit, si dhe familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë sot, në Junik nderuan jetën dhe veprën e dëshmorit Bashkim Leku në 23 vjetorin a rënies së tij.
“Homazhet pranë lapidarit të dëshmorëve, përvjetorët dhe përkujtimet na rikujtojnë se sa sfidues dhe i kushtueshëm ishte rrugëtimi për liri, duke na bërë të përulemi para veprës më sublime të dëshmorëve dhe heronjve siç është flijimi për liri, ka thënë ndër tjera kryetari i Junikut Agron Kuçi para të pranishmëve.
Siç dihet gushti i vitit 1988, ishte i kobshëm jo vetëm për Junikun por për gjithë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për gjithë Kosovën pasi që në këtë muaj, në betejat e Junikut ranë shumë dëshmorë në mbrojtje të atdheut. Ndër ta edhe Bekim Berisha “Abeja” Bedri Shala, Bashkim Leku, Permet Vula, Elton Zherka e shumë e shumë luftëtarët tjerë.