Juniku goditet nga një stuhi me reshje të mëdha të shiut (Foto)

22 dhjetor 2019 | 15:56

Komuna e Junikut dy ditët e fundit është goditur nga stuhi të forta dhe të reshura të mëdha të shiut. Nga stuhia dhe shiu janë shkaktuar dëme në rrjetin energjetik dhe lokacione të caktuar janë vërshuar.

Kjo komunë ka njoftuar se Drejtoria e Shërbimeve Publike të dielën ka vazhduar angazhimin në lokalizimin e dëmeve dhe evidentimin e zonave më të prekura nga stuhia dhe të reshurat e mëdha të shiut, duke bërë përpjekje që situatën ta mbajë nën kontroll që të mos ngjallet panik tek qytetarët dhe ata të ndihen të sigurt.

Komuna që drejtohet nga Agron Kuçi, ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes në këto ditë të reshjeve të shiut.

Image may contain: sky, house, tree, outdoor and natureImage may contain: sky, outdoor and waterImage may contain: tree, outdoor, water and natureImage may contain: sky, mountain, outdoor, nature and waterImage may contain: sky and outdoorImage may contain: sky, outdoor and waterImage may contain: one or more people, people playing sports, sky, grass, tree, outdoor and natureImage may contain: plant, outdoor, nature and waterImage may contain: plant, outdoor, nature and water

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gentian Mezani është një nga trajnerët më të suksesshëm në…