Juniku në terr, Komuna thotë me gjithë kërkesën ekipet e KEDS-it s’kanë reaguar ende
Komuna e Junikut ka njoftuar se për shkak të reshjeve të borës zonat e kësaj komune kanë mbetur pa energji elektrike.
Sipas Komunës, megjithë insistimin dhe kërkesën e dërguar, ekipet e KEDS-it ende nuk kanë reaguar dhe kjo gjendje është që nga ora 01:00 pas mesnatës, raporton Zeri.info.
“Ne jemi dëshmitarë se në kohët e fundit, nëse fryn një erë e lehtë, furnizimi me energji ndalet, nëse bie shi furnizimi me energji ndalet, nëse bie borë furnizimi me energji ndalet.
Përgjegjësi për këtë dështim është KEDS. Mungesa e energjisë elektrike shkakton dëme të mëdha në familjet e Junikut”, thuhet në reagim.
Komuna edhe një herë i ka bërë thirrje KEDS-it që të reagojë sa më shpejt në mënyrë që baorët e Junikut të furnizohen sa më parë me energji elektrike.
“Ne apelojmë tek KEDS si përgjegjës për furnizimin me energji elektrike që të bëjë evitimin dhe frunizimin me energji elektrike për banorët e Junikut sa më parë.
Banorët e Junikut janë edhe paguesit më të rregullt të energjisë elektrike dhe nuk e meritojnë një trajtim të tillë”, vijon reagimi.