Juniku nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për platformën digjitale për pjesëmarrje publike
30 korrik 2019
| 15:29
Kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me APPDEC për zhvillimin e platformës digjitale me qëllim të përmirësimit të transparencës së veprimeve qeveritare dhe rritjen e pjesëmarrjes publike në vendimmarrje.
Kjo platformë i mundëson banorëve të ndajnë ide, diskutojnë dhe votojnë planet me ndikim në përmirësim të qytetit të tyre, angazhon banorët në hartimin e politikave dhe ekzekutimit dhe rrit bashkëpunimin në mes qytetarëve dhe zyrtarëve komunalë në mënyrë produktive.
Zhvillimi dhe zbatimi i Platformës digjitale për pjesëmarrjen e publikut financohet nga misioni i OSBE-së në Kosovë (OMiK).
/Epoka e re/