Juniku organizon “Darkën e Lamës“
11 nëntor 2022
| 22:09
Në ambientet gjimnazit “Kuvendi i Junikut“ në Junik është mbajtur eventi tradicional “Darka e Lamës“.
Ky eveniment tradicional shënon festën tradicionale shqiptare, e cila zakonisht është mbajtur në fund të Tetorit në fillim të Nëntorit pasi janë vjelë të mirat e punës verore. Quhet e lamës, sepse “lama” ka qenë vendi i rrafshët në fshatra malore.
Kryetari i Komunës, Ruzhdi Shehu uroj të gjithë qytetarët e komunës së Junikut me rastin e “Darkës së Lamës“, duke ju uruar më shumë bereqet dhe të mira në vitin që po afron.
Në këtë event është shtruar darkë tradicionalë për të festuar të mirat të cilat i kemi korrur gjate vitit.