Juniku për herë të tretë merr çmimin e parë për performancë komunale në nivel vendi
Mes një gare të fortë mes 38 komunave, bazuar në 14 fusha dhe 77 indikatorë të performancës me 88.14 për qind Komuna e Junikut për të tretën herë radhazi shpallet komuna me performancën më të mirë për vitin 2018 nga MAPL dhe DEMOS.
Qeverisja demokratike, menaxhimi komunal, transparenca, integriteti si dhe klima e mirë zhvillimore bëri që dhe njëherë Komuna e Junikut të vlerësohet si komuna më efektive në Republikën e Kosovës.
“Është një ndjenjë e veçantë, ndjenjë krenarie por njëkohësisht përgjegjësi dhe motivim të jesh i pari në qeverisje lokale në Republikën e Kosovës. Komuna model dhe shembull i mirë i qeverisjes lokale u arrit falë punës dhe qasjes konstruktive të kryetarit të Komunës, angazhimit të drejtorëve dhe zyrtarëve komunal dhe frymës së mirë bashkëpunuese me qytetarë”, është thënë në njoftimin për media të kësaj komune.
“Mirënjohje dhe falenderim për bashkqytetarët e jashtëzakonshëm të Junikut, zyrtarët dhe drejtorët e komunës, bashkëpunëtorēt dhe miqtë, vendor e ndërkombëtar, në veçanti ata të MAPL-së dhe Unionit Europian!”, është thënë në këtë njoftim.