Juniku proteston në mbrojtje të lumit Erenik (Foto)
Sot në Junik është mbajtur protestë në lokacionin ku po zhvillohen punimet jashtëligjshëm dhe në devijim të rrjedhës natyrore të lumit Erenik.
Protesta përcolli mesazhin e qytetarëve dhe komunës së Junikut që në asnjë rast nuk kanë qenë, nuk janë dhe nuk do të jenë që shtëpitë e qytetarëve të Rekës e Lugut të mos kenë ujë të pijes, që është një e drejtë njerëzore, natyrore e garantuar me çdo normë kushtetuese e ligjore, të cilën qytetarët e Junikut e kanë dëshmuar me shekuj e dekada në robëri e varfëri.
Edhe njëherë kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi, nga vendi ku KRU-Gjakova jashtëligjshëm është duke vazhduar punimet, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, njëherësh edhe kryetar i Këshillit Ndërministror të Ujërave, Ramush Haradinajt, që sa më parë të shfuqizojë vendimet e paligjshme të MMPH-së, t’i ndalon të gjitha veprimet e paligjshme të komunës së Gjakovës dhe që KRU Gjakova të veprojë ligjshëm me drejtësi dhe në interesin e përgjithshëm.
Kryetari Kuçi ka bërë me dije se komuna e Juniku do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet ligjore dhe demokratike në mbrojtje të pasurive kombëtare, në këtë rast si për lumin Erenik, natyrën, mjedisin ekologjik dhe biodiversitetin.
/Epoka e re/