Juniku shënon ‘Ditën e Gështenjës’ (Foto)
28 tetor 2019
| 17:42
Komuna e Junikut në bashkëpunim me Organizatën Holandeze për Zhvillim në Kosovë-CNVP (Bashkojmë Vlerat e natyrës me Njerëzit) ka organizuar aktivitetin tradicional “Dita e Gështenjës”.
Kjo komunë ka njoftuar se “Dita e Gështenjës” është përcjellë me një mori aktivitetesh, duke përfshirë tregun e trashëgimisë natyrore me produkte të ndryshme të gështenjës, mjaltës, çarja dhe produkte tjera pyjore jo drusore, muzikë dhe valle lokale, ku mysafirët gjatë tërë kohës kanë pasur mundësi t’i shijonin gështenjat e pjekura dhe përcillnin punën e nxënësve që po përgatisnin gështenja në varg për të pranishmit.
/Epoka e re/