‘Junts’: Javën e ardhshme do ta dërgojmë propozimin për njohjen e Kosovës

20 qershor 2024 | 11:36

Javën e ardhshme, të martën, “Junts” grupi parlamentar i partisë katalunase, planifikon të hedhë në votim në seancën plenare të Kongresit të Spanjës, propozimin në të cilin qeverisë spanjolle i kërkohet të njoh Kosovën si shtet sovran.

Nisma e cila të martën do të debatohet , argumenton se Republika e Kosovës është një shet ligjor dhe demokratik, me rreth 1.7 milion banorë, Kosova njihet si shtet i pavarur nga mbi 100 vende, nga ato 22 anëtare të BE-së.

“Refuzimi i Spanjës për të njohur një shtet që përdori të drejtën e tij legjitime për vetëvendosje është një pengesë për politikën evropiane të përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në BE dhe ky është një faktor destabilizimi i zonës në një kontekst të karakterizuar nga lufta në Ukrainë që kjo pjesë e Evropës po e përjeton me ankth të veçantë”, ka njoftuar “Junts”.

Raportuar nga “Europa Press”, sipas mendimit të “Junts”, nuk është e pranueshme që shteti spanjoll ndanë të njejtën metodë si Rusia dhe Kina, për refuzim të njohjes së Kosovës.

Pasi Kosova i është bashkuar regjimit të përjashtimit të vizës për qëndrim të shkurtër në zonën Schengen, Spanja ka pasur marrëdhenie indirekte me Kosovën, dhe është në mbështetje të përpjekjeve qe Republika e Kosovës dhe populli i saj po bënë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi, kapiteni i kombëtares së Argjentinës, po përgatitet të…