Jupa: Kosova do të paraqitet mirë në Portugali
Një nga hendbollistët më të mirë në Kosovë, Kastriot Jupa, shpreh optimizëm për paraqitjen e Kosovës në kualifikuese për Botërorin e vitit 2019.
“Gjithçka po shkon ashtu si duhet, kurse jemi duke punuar dy herë në ditë, ndërsa po presim që edhe dy lojtarë të na bashkëngjiten dhe të jemi të kompletuar. Kemi trajnerë të mjaftueshëm që po na ndihmojnë shumë ta përmirësojmë performancën tonë. Besoj se në Portugali do të jemi riva të fortë dhe do të dëshmojmë që dita-ditës vetëm po përmirësohemi si përfaqësuese”, ka thënë Jupa.
“Prioritet është të kemi një fitore kundër Qipros dhe së paku t’i bëjmë ballë Portugalisë, pasi Polonia është dukshëm më e mirë në grup. Shpresojmë të zhvillojmë ndeshje sa më të mira”, ka thënë Jupa, anëtar i Besa FamGas.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)