
Jupp Heynckes: Ballafaqimi Real-Bayern, fantastik
13 prill 2018
| 15:18
Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes, ka folur për ndeshjet ndaj Real Madridit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Ai ka thënë se pret duele gjigante në javët e ardhshme.
“Më duhet të them se është një ballafaqim fantastik. Një duel gjigantësh në mënyrën pozitive”, ka thënë Heynckes.