
Jure Gunjina përforcon KB Rahoveci
30 korrik 2019
| 11:22
Alo-qendra kroate, Jure Gunjina (204 cm) është përforcimi i parë i huaj te skuadra e Rahovecit për edicionin e ri 2019/2020.
“Kroati Jure aktualisht 27-vjeçar, 203 cm i gjatë luan në pozitën 3-4. Ai ishte pjesë e disa ligave të mëdha në mesin e tyre edhe në Newcastel të Britanisë së Madhe, ndërsa në edicion e fundit ishte i angazhuar në një nga skuadrat top në Islandë”, thuhet nw njoftimin e KB Rahoveci.
https://www.facebook.com/KBRahoveci/videos/459927308191980/?t=1
Rahoveci është nënkampion i Kosovës dhe edicionin e ardhshëm do të debutojë në FIBA Europe Cup dhe Ligën Ballkanike. Në FIBA Europe Cup do të luajë në raundin eliminator, ku do të përballet me Cluj Napocan nga Rumania.
/Epoka e re/