Juriqi e dëshiron Kumbullën te Torino

13 qershor 2022 | 11:35

E ardhmja e Marash Kumbullës vazhdon të jetë e paqartë. “Corriere dello Sport” raporton se ish-trajneri i Kumbullës në skuadrën e Veronës, Ivan Juriq ka shprehur interesim që ta ketë Kumbullën në skuadrën e Torinos.

E para duhet gjetur një akord me klubin verdhekuq, një formulë të përshtatshme, pasi Torino nuk mund të shpenzojë 20-25 milionë euro. As për Kumbullën nuk është e lehtë, kalimi te Torino do të ishte një hap pas në karrierë, por për sa kohë Juriq është futur personalisht në këtë negociatë mbetet një opsion që mediet italiane e marrin në konsideratë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Charlize Theron konsiderohet si një nga femrat më të bukura…