Juristja seksi me llogari në faqen për të rritur: Postoj foto e zhveshur deri në…
Mjafton të thuash “juristja seksi” dhe të gjithë e kuptojnë se është fjala për Redona Koçin. Modelja e njohur, e cila gjithashtu është mjaft aktive në rrjetet sociale, komentohet shpesh për pozat seksi dhe për deklaratat që vetë ajo bën.
Por edhe pse shumë fansa preferojnë ta quajnë “juristja seksi”, Redona ka treguar gjatë një interviste se nuk i pëlqen ta thërrasin ashtu. Kjo për faktin se edhe pse ka mbaruar shkollën për juriste, nuk e ushtron si profesion.
Ndërsa në lidhje me fotot dhe videot provokuese që poston në rrjetet sociale, Koçi ka zbuluar se i pëlqen të ekspozohet. Madje ka shtuar se ajo i ka thyer tabutë para 10 vitesh, kur ka cilësuar veten si “evropiane në mendime”.
“Fjala ‘juriste’ nuk më pëlqen që përmendet. Unë kam mbaruar një shkollë por se ushtroj profesionin. Unë i kam thyer që para 10 vitesh tabutë. Sepse që e vogël ndiqja këngëtare si Beyonce, që i kisha idhull, përveç talentit ekspozohej në mënyrë fine, me klas. Më pëlqente dhe e bëra, ishte dëshira ime të pozoj para aparatit fotografik. Për të tjerët ishte e vështirë, për mua jo sepse unë s’kam tabu për veten time, jam shumë evropiane në mendime, open mind”, u shpreh ajo në “ABC-ja e mëngjesit.
E pyetur në lidhje me të ardhurat e saj, modelja zeshkane tregoi se ia sigurojnë familjarët që jetojnë jashtë vendit. Ajo shtoi se fitimet nga puna e saj janë një plus.
“Unë nuk është se kam nisur të mbahen nga Instagrami. Unë kam një familje që jetojnë shumica jashtë vendit dhe se kam të domosdoshme të mbahem nga Instagram, puna ime është plus, fitimet e mia janë plus”, tha “juristja seksi”.
Ndërsa kur u pyet nëse “tundohet nga djemtë me lek”, Redona tregoi se aktualisht është në një lidhje dhe i dashuri i saj ka lek.
“Atë që kam, e kam me lekë. Kështu që s’ka pse të më tundojnë të tjerët (qesh). Dhuratat më të shtrenjta, janë një makinë, unazë diamanti. S’bëjmë dot, duke thënë ‘jo s’i kam qejf dhuratat, jo s’i pranoj’. Unë vdes për gjëra të shtrenjta, të tregohemi realist. Kur janë mundësitë, pse jo. I dashuri është shqiptar dhe kemi 8 vite bashkë, për momentin jeton jashtë. Është serioze përderisa kemi bashkë kaq kohë dhe po ashtu ndjejmë. Por atë ia lëmë kohës nëse duam ta çojmë deri në kurorëzim apo të vazhdojmë kështu siç jemi. Unë jam aventuriere, nuk më pëlqen ti marr gjërat seriozisht, deri në një pikë kur e ndjej ta bëj. Do gënjeja nëse s’do thosha që nuk është xheloz, por duke qenë se më do, më mirëkupton dhe e pranon punën time, përderisa vazhdoj ta bëj si punë dhe jemi bashkë”, tregoi Redona.
Kjo e fundit ka zbuluar gjithashtu se ka edhe një llogari në faqen për të rritur “OnlyFans”. Dhe e gjeni dot nga kush është frymëzuar? Nga mikja e saj, këngëtarja Enca Haxhia. Koçi u shpreh se llogaria e saj nuk përmban pornografi dhe as foto nudo.
“Ka llogari në Only Fans dhe shoqja ime Enca. Pashë që kishte hapur ajo si fillim, thashë pse mos ta bëj. Ishte një mënyrë fitimi, shumë e mirë nga ana ekonomike. Ato foto që mund të postoja në Inastagram, i postoj atje me pagesë. Pse t’i shikojnë free, kur mund ta bëjnë me pagesë. S’ka pornografi, foto që kam postuar në Instagram, të pranueshme, por s’dua ti postoj pa pagesë. Jam e zhveshur deri në një farë pike, jo nudo”, përfundoi ajo.