Juristja seksi që shëtiti Dubain: Është vend i shtrenjtë, isha vetëm
Dubai ka qenë “arratia” e disa personazheve të famshëm për të pushuar në këtë periudhë pandemie. Si një shpirt i dashuruar me udhëtimet, ish-Missi i “Queen of the World 2010” në Nurburgring të Gjermanisë, Rovena Domi, ka rrëfyer eksperiencën e saj në Dubai.
Ajo ishte e ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ku tregoi se jeta atje është shumë e shtrenjtë. Gjithashtu zbuloi edhe se si jetojnë njerëzit në Dubai tani që është periudhë pandemie.
Sipas saj, njerëzit janë në liri të plotë 24 orë, por që në hotele dhe lokale respektohen të gjitha masat që janë vendosur si pasojë e Covid-19.
“Club-et e natës mund të ishin të mbyllura, nuk kam tentuar që të shkoja. Më thoshin shko aty apo atje, por nuk shkova. Janë vend i fuqishëm, janë në botën e tyre”, tha ajo.
Gjithashtu juristja seksi tregoi se shpenzimet për një natë në Dubai mund të kalojnë 1000 euro, pasi është një vend shumë i shtrenjtë. Domi shtoi se në hotelin ku qëndronte ajo ka parë shumë të pasur, vajza e zotërinj shumë të pasur.
Modelja e njohur tregoi se atje bëri shopping, edhe pse çmimet ishin më të shtrenjta se në vendet e Evropës.
“Nuk mund të shkojmë në Dubai me bikini që patëm vjet në një vend tjetër. Për të jetuar është i shtrenjtë dhe i vështirë”, tha ajo, e cila shtoi se ka qenë vetëm në këtë udhëtim.
“Bukuria shqiptare bie në sy edhe në Dubai. Kam qenë vetëm fare dhe e kam përballuar me shumë sukses udhëtimin”, përfundoi Rovena.