
Jussie Smollett deklarohet i pafajshëm
17 mars 2019
| 12:41
Jussie Smollett, aktori i “Empire”, i akuzuar nga policia e Çikagos për inskenim të një krimi të urrejtjes për përfitim personal, u deklarua i pafajshëm të enjten.
Ndaj tij rëndojnë akuza për 16 vepra penale, të cilat aktori i mohoi. Data tjetër e gjykimit e Smollettit ishte caktuar për 17 prill.
Ekipi ligjor i aktorit ka deklaruar të martën se ata donin kamera në sallën e gjyqit, kështu që publiku mund t’i shihte provat.