Justin Bieber heq dorë nga turneu, fokusohet te bashkëshortja dhe shëndeti
27 mars 2019
| 11:10
Justin Bieber po e merr shëndetin mendor shumë seriozisht. Ai është shumë i hapur dhe i sinqertë edhe për realitetin e tij të ri, edhe nëse kjo nënkupton që ai duhet të tregojë se nuk ka më dëshirë të shkojë në një turne.
Këngëtari 25-vjeçar në një postim emocional në “Instagram” u ka shpjeguar fansave se pse e ka marrë vendimin që të fokusohet te vetja e jo te muzika, pasi ai kishte marrë shumë mesazhe nga fansat, duke e pyetur për planet e tij për një album.